Verë e kuqe Kallmet
Origjina (Zona e prodhimit):
Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, ne nje gjatesi gjeografike jo me larg se 30 km nga vendndodhja e Kantines Kallmeti.
Klasifikimi i verës
Verë e kuqe e that
Varieteti i rrushit
- I kuq
- 100%
Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar ne vreshtat eshte 50-60 Kv/Ha.
Tradita
Kultivimi i ketij varieteti rrushi dhe vera e prodhuar prej tij jane trashëguar falë famullive dhe familjeve verëprodhuese te zones, të cilat, e kanë bëre të famshëm këtë varietet në të gjitha epokat historike.
Konsulenca enologjike
Ofrohet nga SEA (Studio Enologico Associato), Itali. Fermentimi behet ne temperature te kontrolluar. Kjo vere është stazhonuar 10 muaj në enë inoxi, më pas 6 muaj në fuçi lisi francez dhe 4-6 muaj ne shishe perpara daljes ne treg.
Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike
Paraqitet me ngjyrë gurëgjak, e shprehur dhe e larmishme ku spikatin aromat e freskëta tipike të varietetit, mjaftueshëm tanike, e plotë ne trup dhe e ekuilibruar. Grada alkolike ne varesi te vitit te prodhimit varion ne 13–13.5 % Vol.
Këshilla e somelierit
Përshtatet mire me antipasta sallamrash të stazhonuar, pasta me mish të grirë, mishra të kuq të pjekur në furrë dhe gatime kërpudhash. Temperatura e këshilluar e shërbimit: 16-18°C.