Vizitoni kantinen Kallmet

Kantina Kallmeti eshte shtepi e hapur dhe mirepret me bujari cdo vizitor.

Ndodhet ne fshatin Kallmet, 11 km ne veri te qytetit te Lezhes, 18 km nga bregdeti i Shengjinit dhe 55 km nga Tirana. Ne koordinatat e sakta (Latitudine nord: 41º51’16,44”N Longitudine est: 19º41’39.75”E)


Ulliri  i vjeter

Kantina mund te vizitohet ne cdo dite te javes si nga vizitore te rastit ashtu edhe nga grupe te organizuara, nga ora 9.00 deri ne 18.00. Per grupet e organizuara duhet njoftuar paraprakisht te pakten 2 dite perpara.
Ne kantine do te shihni te gjitha ambjentet: Ambjentin dhe pajisjet e prodhimit te veres, ambjentin e vjetrimit, distilerine e rakise, fabriken e vajit te ullirit, si dhe mund te degustoni produktet tona. Per vizitoret qe kane deshire mund te blejne produktet direkt ne kantine. Personat qe do ju presin dhe shoqerojne do t’u pergjigjen me kenaqesi te gjitha pyetjeve tuaja.



Pervec kantines ne vetvete, do te shijoni panoramen e mrekullueshme te fshatit Kallmet si dhe mund te vizitoni kete fshat te bukur dhe me njerez mikprites dhe punetore. Nese vendosni te vizitoni kantinen, mund t’u rekomandojme te planifikoni kohe edhe te vizitoni edhe Kishat e ketij fshati, edhe Restorantin e famshem “Mrizi i Zanave” qe ndodhet ne Fishte, 7 km nga kantina. Gjithashtu mund te vizitoni Lezhen dhe bregdetin e bukur te Shengjinit.

Galeria

Kallmet Kallmet Kallmet
Kallmet Kallmet Kallmet
Kallmet Kallmet Kallmet
Kallmet Kallmet Kallmet
Kallmet Kallmet Kallmet