Vaj ulliri Kallmet(extra i virgjër)

Origjina (Zona e prodhimit):

Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, ne nje gjatesi gjeografike jo me larg se 30 km nga vendndodhja e Kantines Kallmeti.

Varieteti e ullirit

    Ullinj Kallmet
  • 70%
  • Variete të ndryshme
  • 30%

70 % Ullinj Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës, dhe 30 % varietete te ndryshme.

Tradita

Kultivimi i varietetit te ullirit Kallmet dhe vaji i prodhuar prej tij jane trashëguar nga te gjitha familjet e zones, si per konsum familjar ashtu edhe per treg. Te gjitha familjet e zones e kane kete varietet dhe kane prodhuar vajin me metoda tradicionale te shtypjes me kembe ose me mullinj guri. Pervec ketij varieteti autokton ne zone jane kultivuar edhe varietete te tjera shqiptare dhe te huaja.

Metoda e prodhimit

Pas vjeljes ne nje periudhe me te hershme qe eshte fundi i muajit Tetor dhe gjysma e pare e muajit Nentor, ullinjte dergohen ne fabriken e vajit qe eshte me metoden e perpunimit ne te ftohte dhe me ndarje centrifugale te vajit. Modeli Pegasso 500 e markes OMT (Officcine Mechanice Toscane). Ullinjte perzgjidhen me kujdes per te perftuar vaj extra te virgjer. Duhet te dominoje ngjyra jeshile e kokrres, te jene te paster dhe te perpunohen menjehere pas vjeljes. Vaji i perftuar depozitohet ne ene inoksi dhe lihet ne procesin e dekantimit natyral per nje periudhe 3-4 muaj. Pastaj behet mbushja ne shishe qelqi dhe del direkt ne treg.

Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike

Paraqitet me ngjyre jeshile, me aromen karakteristike te ullirit. Treguesit fiziko kimike qe dalin per sasine e prodhuar, pasi analizohen ne laboratorin e ISUV (Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinare), paraqiten ne kunderetiketen e produktit.

Këshilla e somelierit dhe dietologut

Përshtatet mire me sallata dhe per gatime per nje game te gjere ushqimesh.