Letra e Ambasadorit të Vatikanit, në shenjë falenderimi OSSH
Inderuar Zoti Elezi,
Po njoftoj marrjen e letrës suaj Nr. 18 Prot., të datës 10 shtator të këtij muaji, me të cilën Organizata Shqiptare e Sommelierisë shprehte dëshirën për të ofruar, me rastin e Vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Shqipëri, 18 shishe verë të varieteteve tipike shqiptare: Shesh i Zi 2008 – Kantina “Bardha”. Kallmet Prestigi - Kantina “Kallmeti". Kavaljon 2009Kantina“Belba”.
Dëshiroj t’Ju falënderoj nga zemra për gjestin tuaj bujar dhe t’Ju njoftoj se vera u shërbye gjatë drekës zyrtare që u bë në rezidencën e Nunciaturës Apostolike, të dielën më 21 shtator.
Për sa më sipër, kam kënaqësinë e veçantë t’Ju siguroj se të gjithë të ftuarit e kanë vlerësuar jo vetëm gjestin tuaj të ndjeshëm, por edhe cilësinë e verës së zgjedhur shqiptare. Pranoni, Ju lutem, këtë lavdërim të thjeshtë por të sinqertë, si shprehje e mirënjohjes për ndjeshmërinë, këmbënguljen dhe punën profesionale tuajën.
Ndërsaju bëj juve dhe Organizatës Shqiptare të Sommelierisë urimet më të mira për të ardhmen, po i bashkangjis kësaj letre një shenjë të vogël të mirënjohjes sonë të sinqertë.
Ju përshëndes përzemērsisht.
Arqipeshkvi Ramiro Moliner Inglés
( Nunci Apostolik )
Zotit Dashamir Elezi
( Presidenti O.SH.S. )