Klasifikimi

Distilat me metode tradicionale nga lengu i fermentuar i rrushit Kallmet

Origjina (Zona e prodhimit):

Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, ne nje gjatesi gjeografike jo me larg se 30 km nga vendndodhja e Kantines Kallmeti.

Varieteti i rrushit

    Kallmet
  • 100%

Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar ne vreshtat eshte 50-60 Kv/Ha.

Tradita

Kultivimi i ketij varieteti rrushi dhe rakia e prodhuar prej tij jane trashëguar nga te gjitha familjet e zones, si per konsum familjar ashtu edhe per treg.

Metoda e prodhimit

Pas perfundimit te fermentimit ne temperature te kontrolluar, lengu i perftuar pas presimit te bersive, shkon ne distileri. Kjo raki prodhohet me distilatore (kazane rakie prej bakri) me metoden tradicionale. Rakia ruhet 6 muaj në enë inoxi dhe më pas 6 muaj ne shishe qelqi perpara daljes ne treg.

Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike

Paraqitet e kthjellet kristal, e shprehur dhe e larmishme ku spikatin aromat e freskëta tipike të varietetit. Grada alkolike ne varesi te vitit te prodhimit varion ne 45–50 % Vol.

Këshilla e somelierit

Përshtatet mire me djathe, ullinj, antipasta mikse dhe sallamra të stazhonuar. Keshillohet te konsumohet ne sasi te vogla edhe pas vaktit te ushqimit. Temperatura e këshilluar e shërbimit: 12-14°C.