Reth kallmetit




Kallmeti eshte nje zone pergjithesisht kodrinore ku lidhen ne menyre harmonike fusha e Zadrimes me malin e Veles. Ndodhet 11 km nga qyteti i Lezhes, 18 km nga bregdeti I Shengjinit dhe 55 km nga Tirana. Dallohet si zone me tradite te hershme ne kultivimin e rrushit. Pervec rrushit ekzistojne edhe dy prodhime te tjera me emertimin “Kallmet” sic jane ulliri dhe fasulja. 

Kantina Kallmeti u themelua ne 2006 fale pasionit te tre vellezerve Gjini per veren dhe dashurise per territorin ku ata jetojne, ne zemer te vendlindjes, ne Kallmet, aty ku rrushi ka marre kete emer, Qellimi i kantines eshte te prodhoje me te miren e veres Kallmet, te rrise sasine dhe te permiresoje cilesine vit pas viti. Nga nje prodhim prej 50 Hl vere ne vitin 2007, kjo kantine eshte rritur vit pas viti. Vera prodhohet teresisht nga rrushi Kallmet, kultivuar ne zonen e tij te origjines, ne Kallmet dhe fshatrat perreth. Gjithashtu nje pjese kultivohet ne kodrat e mrekullueshme te Bukmires ne lartesi mbi 500 m mbi nivelin e detit. Lexoni më shumë 


Rrushi Kallmet, eshte varietet autokton shqiptar, unik e me cilesi te larta per prodhimin e veres. Ky rrush ka marre emrin nga fshati Kallmet pikerisht per shkak te pershtatjes se tij te perkryer me kete territor.
Zona e kultivimit te rrushit Kallmet shtrihet ne Qarqet e Lezhes dhe te Shkodres. Lexoni më shumë 



Vreshtat jane pergjithesisht me siperfaqe relativisht te vogla te ngritura nga familjet e zones ne terrene kodrinore dhe ne rrafshe te pjerreta me strukture zallore ku rrushi mund te shprehe maksimumin e potencialit te tij. Spikasin disa vreshta te vjetra mbi 30-vjecare ne terrene krestesisht zallore ku cilesia e rrushit Kallmet na ka lejuar te prodhojme “Kallmet Prestigj”, i cili eshte produkti jone i ekselences. Lexoni më shumë  

Procesi i vereberjes kryhet duke u fokusuar tek cilesia: rrushi perzgjidhet dhe verezimi mbikqyret nga SEA (Studio Enologico Associato), nje studio italiane nga rajoni Marche,me pervoje te gjate, e drejtuar me dashuri dhe passion nga Pr. Dr. Luigi Costantini. Lexoni më shumë 

Tradita e kultivimit te rrushit dhe berjes se veres ne keto zona eshte shume e hershme. Familjet vreshtare dhe vereprodhuese te zones, te ndihmuara edhe nga hierarkia religioze disa shekuj me pare kane arritur edhe te eksportojne vere. Lexoni më shumë 

Vera Kallmet dallohet midis vererave shqiptare dhe per kete arsye ka marre edhe cmime ne konkurse kombetare. Kantina jone prodhon 3 variante te veres Kallmet: Vere e Kuqe Kallmet (version baze); Vere e bardhe Kallmeti, dhe Kallmet Prestigj. Lexoni më shumë

 Prodhime te tjera te Kantines Kallmeti jane edhe Rakia e rrushit dhe Vaji i Ullirit.

Pjesemarrja dhe bashkepunimet e Kantines Kallmeti shtrihen ne gjithe rrjetin e operatoreve te te njejtes fushe. Konkretisht, jemi anetare te Shoqates Kombetare te Prodhuesve te Veres; Shoqates Kombetare te Prodhuesve te Vajit te Ullirit; Konsorciumit te Vreshtareve dhe Veretareve te Veriut te Shqiperise; (www.kvvvsh.org)  Organizates Shqiptare te Somelierise (www.somelier-al.org

Bashkepunojme me operatore te fushes si: Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinare (ISUV); Laboratori SEA, Enoalba etj. Rrjeti i klientave te produkteve tona perfshin restorante te rendesishme dhe numri i tyre shtohet vazhdimisht pikerisht per shkak te rritjes se kerkeses per cilesi dhe siguri. Lexoni më shumë